Hapet shkolla shqipe në qytezën e Langenit në Gjermani

16 shtator 20:05

Më 13 shtator ka filluar mësimi në gjuhen shqipe për nxënësit shqiptarë në qytezën e Langenit me rrethinë në Republikën e Hessenit në Gjermani.

Republika e Hessenit shtrihet në mes të hartës gjeografike të Gjermanisë. Ka madhësi rreth 22000 km katror dhe numëron rrethe 6,2 milionë banorë, ka kryeqytet Ëiesbadenin.

Numri i shqiptarëve që gravitojnë në ketë republikë nuk është i vogël.

Iniciativat e ndryshme për tentim të hapjes së shkollës shqipe nuk kanë munguar pothuajse të asnjë gjeneratë shqiptare në diasporë.

No description available.

Në foto: Mësuesja Seveme Feiqi-Preteni – poete, me nxënësit që startuan me mësimin në gjuhen shqipe

Hapja e kësaj shkolle ka filluar kah mesi i vitit të kaluar. Iniciativë kjo e ndërmarrë nga  bashkatdhetari Naim Podvorica, i cili përmes aktiviteteve të tij biznesore ka arritur ta takojë ministrin e Arsimit në landin e Hessenit.

Në ketë takim ata diskutuan për nevojën e ekzistencës së shkollës shqipe, ku me këtë rast ministri ka informuar Podvoricën për hapat e mundshëm rreth hapjes së shkollës shqipe, mundësitë ligjore që ofron kjo republikë për të gjitha etnitetet ekzistuese.

Naim Podvorica nuk hezitojë ta kontaktojë menjëherë kryesinë e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach, shoqatë e cila falë angazhimit të palodhur të kryetarit të saj, Bujar Dërguti dhe bashkëpunëtorëve të tij: Shaip Ademaj, Rrahman Tahiraj dhe të tjerët po funksionon shumë mirë që prej themelimit të saj në vitet e ‘90-ta.

No description available.

Në foto: Prindërit me nxënës

Sipas udhëzimeve të Naim Podvoricës të marra nga Ministria e Arsimit në landin Hessen, është kontaktuar edhe Konsullata e Kosovës me seli në Frankfurt si dhe organet përgjegjëse gjermane, ku pas disa takimeve dhe shkresave të panumërta, kjo shoqatë në fillim të këtij viti ka arritur të fillojë me mësimin në gjuhën amtare shqipe.

Në këtë drejtim nuk ka munguar as mbështetja e Bujar Dërgutit, Shaip Ademajt dhe Rrahman Tahirajt.

Të gjitha përgatitjet për hapjen e kësaj shkolle tashme ishin bërë: kërkohej angazhimi i një  mësueseje dhe plotësimi i numrit të nxënësve, rreth 30 sosh.

Perparimi Lahi dhe Debatik Vata, patën fatin ta kontaktojnë mësuesen e nxënësve Seveme Fetiqi-Preteni, një shkrimtare e mirë e diasporës, e cila pa hezitim ka pranuar ftesën e tyre.

Në këtë drejtim është bërë edhe lista e nxënësve me ndihmën e Konsullatës, përkatësisht zëvendëskonsullit Fidan Ibrahimi.

Konsullata e Kosovës në Frankfurt ka bërë furnizimin me tekste shkollore.

Vlen të theksohet se sikurse shoqata që mbanë emrin “Bashkimi Kombëtar” edhe në qytezën e Langenit ka nxënës të të gjitha trevave kombëtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një…