Haqif Drenica, kandidat për deputet nga PDK-ja

06 dhjetor 2025 | 21:23

Haqif Drenica nga komuna e Lipjanit do të jetë kandidat në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 28 dhjetor 2025. Ai synon të japë kontributin e tij në rritjen e mbështetjes qytetare për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Kontributi i Haqif Drenicës në çështjen kombëtare, si intelektual, vlerësohet të jetë i rëndësishëm dhe i vazhdueshëm. Ai vjen nga Shala e Lipjanit, një vend i njohur për rrënjë të thella atdhetarie dhe histori të veçantë në luftën për liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Le të përpiqemi të bashkojmë tonin pohues të rreth tridhjetë…