Haradinaj: Më 2019 zgjidhet përfundimisht çështja mes Serbisë dhe Kosovës

09 shkurt 2018 | 22:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga Uashingtoni, ku po qëndron për vizitë ka vlerësuar të arriturat e Kosovë në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë.

Në intervistë për “RTV21” ai ka thënë se rruga deri te shpallja e pavarësisë nuk ka qenë e lehtë por edhe 10 vitet e Kosovës shtet kanë qenë mjaft sfiduese.

I pari i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj pret që deri më 2019 të zgjidhen të gjitha çështjet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Deri më 2019 do të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi. S’mundet me mbet kështu. Ju po e shihni që jemi të gjithë të bllokuar. BE’ja është e bllokuar me ne. Ne jemi vetvetiu të bllokuar në marrëdhëniet në rajon. Por jo vetëm ne edhe Serbia dhe të gjithë të tjerët do të bllokohen nga mos gjetja e një zgjidhje”, deklaroi Haradinaj.

Sipas tij, gjendja aktuale e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë po mban peng gjithë Ballkanin dhe mund të kthejë veprimet e të kaluarës.

“Pra mos arritja e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta mban Ballkanin peng edhe mund ta riciklojë të kaluarën”, u shpreh kryeministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, pasditen e së…