Haradinaj: AAK-ja po fuqizohet çdo ditë
13 tetor 2020
| 21:53
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar të martën takimet me degët e partisë.
Haradinaj ka pritur në takim kryetarët e degëve nga Klina, Suhareka, Obiliqi dhe Peja.
“Diskutuam çështje me rëndësi për qytetarët e këtyre komunave, si dhe programin e AAK-së për zhvillim e mirëqenie. Aleanca po fuqizohet çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.



