Haradinaj: Adem Jashari ishte zemra e orës shqiptare

06 mars 2019 | 17:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përulet para veprës dhe varreve ku pushon komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij.

Në seancën solemne parlamentare për nder të 21-vjetorit të “Epopesë së UCK-së”, ai ka deklaruar Adem Jashari ishte zemra e orës shqiptare që lëvizi akrepat që ndryshuan epoka. “Ajo ia ngriti zërin të shkelur në përmasa botërore të shqiptarit të shkelur. Adem Jashari ishte zemra e orës shqiptare që lëvizi përpara krepat e orës që ndryshoi epoka të historisë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës duhet të bashkohen sepse siç ka thënë ai ia kanë  borxh atdheut dhe komandantit Adem Jashari.

“Kur mbi Kosovën ra muzgu ai zgjoi agun, sepse ai zgjohej kur të tjerët binin. Prandaj ne duhet të bashkohemi nesër e kurë do për të drejtën tonë sepse ia kemi borxh atdheut dhe Komandantit”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…