Haradinaj: Ali Lajçi i takon brezit të artë të atdhetarëve që dolën kundër Jugosllavisë

29 prill 2024 | 15:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ngushëlluar familjen Lajçi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Ali Lajçi.

Haradinaj ka thënë se Lajçi i takon brezit të artë të atdhetarëve shqiptarë.

“Ali Lajçi i takon brezit të artë të atdhetarëve që me guxim e vizion i dolën kundër regjimit jugosllav, në përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi. I burgosur nga regjimi por kurrë i thyer. Ngushëllime familjes Lajçi, trevës së Rugovës, miqve dhe gjithë atyre që e njohën! I përjetshëm kujtimi për ty, Ali Lajçi!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka deklaruar se…