Haradinaj: Arbën Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë

15 gusht 2019 | 11:19

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar atdhetarin dhe politikanin Arbën Xhaferi në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

Ai ka thënë se Arbën Xhaferi shënon kthesë në avancimin e të drejtës shqiptare.

Sipas Haradinajt, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave.

“Arbën Xhaferi shënon kthesë në avancimin e të drejtës shqiptare. Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë. Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identiteti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çka do tjetër në jetën e njeriut. Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë se tërheqja e statusit…