Haradinaj: Austria, aleate tradicionale e Kosovës

13 shtator 2019 | 11:31

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë, Christophe Weidinger, të cilit ia ka shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) është i vendosur që të mos i…