Haradinaj: Baca Adem përmes artit mbajti gjallë ndjenjën kombëtare

15 shtator 2020 | 11:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Mikollovci për vdekjen e aktorit Adem Mikullovci.

“Baca Adem përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me pikëllim mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur, deputetit të Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e 2 korrikut, mikut tim Adem Mikullovci.
Baca Adem përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët.
Duke ndarë dhembjen për këtë humbje, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes Lumnijes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
U prehtë në paqe!

(F.D / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi anësor i Werder Bremenit, Clemens Fritz, aktualisht në rolin…