Haradinaj: Baca Zeqir Dreshaj, të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke

03 tetor 2018 | 12:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Dreshaj me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, Zeqir Dreshaj.

Haradinaj ka thënë se baca Zeqir ka qenë personifikim i një malësori tipik e patrioti të devotshëm rugovas si dhe mbështetës i madh i idesë çlirimtare.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Zeqir Dreshajt, të cilin e kam njohur personalisht dhe kam mësuar shumë nga rrëfimet e tij për historinë e trevës së Rugovës. Baca Zeqir, personifikim i një malësori tipik e patrioti të devotshëm rugovas, ishte mbështetës i madh i idesë çlirimtare dhe, edhe pse në moshë të thyer, ishte aty ku protestohej për të drejtën shoqërore. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kursi i…