Haradinaj: Bashkatdhetarët dhanë mbështetje për Kosovën në momente të rëndësishme

30 tetor 2022 | 17:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë një takimi në Vjenë me bashkatdhetarët, ka shpjeguar proceset në të cilat po kalon vendi, krizën ekonomike dhe energjetike që ka kapluar Kosovën, duke vënë në pah edhe njëherë rolin e tyre në forcimin e konsolidimin e shtetit.

“Edhe në takimin me biznesmenët shqiptarë në Vjenë, shtrova nevojën që mërgata jonë ta shohë Kosovën edhe si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë. Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit, janë edhe partnerët tanë në zhvillim, e Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për aktivistët e dalluar të AAK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Albin…