Haradinaj bashkë në zgjedhje me PShDK-në e Zef Morinës

14 janar 2021 | 16:01

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK).

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se me PShDK-në do të bashkëpunojmë si partnerë të barabartë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik. Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK-ja dhe PShDK-ja, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arritur marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet liderit të Vetëvendosjes,…