Haradinaj: Belgjika i ka qëndruar gjithmonë në krah Kosovës

21 nëntor 2019 | 00:05

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Mbretit të Belgjikës.

“Me dëshirat më të mira për mirëqenien e popullit belg, mora pjesë në shënimin e Ditës së Mbretit, me ftesë nga ambasadori belg për Kosovë, François Bontemps dhe shefi i zyrës belge në vendin tonë, Jean-Louis Servais. Belgjika si shtet mik, gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk beson…