Haradinaj bën homazhe në nderim të dëshmorëve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi

21 shtator 2018 | 10:42

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës në nderim të dëshmorëve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

“Homazhe në nderim të heroit Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi. Kosovës së lirë e të pavarur iu rikthyen bijtë e vet, në rrënjët e së cilës qëndron gjaku dhe sakrifica e tyre. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sot në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë nga ora 14:00 do të bëhet rivarrimi i dëshmorëve kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Me…