Haradinaj bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

30 nëntor 2018 | 15:52

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, të premten ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Rugova ka lënë një trashëgimi të çmuar politike.

“Sot, kam bërë homazhe në nderim të figurës dhe veprës së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, në vigjilie të përvjetorit të lindjes së tij. Rugova na ka lënë një trashëgimi të çmuar politike. Vizioni i tij perëndimor për shtetin e Kosovës, ishte dhe mbeti frymëzues për ne. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supersfida në mes Golden State Warriors dhe Toronto Raptors u…