Haradinaj bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit

01 nëntor 2017 | 10:24

Ai ka thënë se ky nderim ka për qëllim të përcjellë porosinë te të rinjtë që shumë breza janë flijuar për këtë ditë. “Sot me një pjesë të kabinetit erdha të përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti. Është ditëlindja e komandantit dhe ky gjest, ky nderim ka për qëllim të përcjellim porosinë te të rinjtë që shumë breza janë flijuar për këtë ditë”, ka deklaruar Haradinaj, raporton “Ekonomia Online”. Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Orllan, të Besianës, ndërsa ka rënë dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Askush nga opozita nuk është ftuar të marrë pjesë në…