Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

17 janar 2019 | 10:23

Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së tij, njëkohësisht duke i nderuar edhe të gjithë të rënët për liri.

“Nderojmë sot para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 550 vjetorin e vdekjes së tij. Njëkohësisht sot nderojmë të gjithë të rënët për liri, veçanërisht vëllezërit Gërvalla, Jusufin e Bardhoshin dhe Kadri Zekën që po ashtu janë vrarë në këtë ditë, vite më përpara”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se sot në mbrëmje është edhe një ngjarje kushtuar këtyre dy përvjetorëve, atij të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe të heronjve tanë më të ri vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Ky aktivitet shënon edhe përmbylljen e vitit MbarëKombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të  shpallur nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në vitin 2018, në nderim të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, në nderim të së cilit janë zhvilluar shumë aktivitete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit,…