Haradinaj bëri thirrje për rrëzimin e Qeverisë, Haliti: Kryetari i AAK-së duhet të takohet me krerët e opozitës!

15 shtator 2023 | 18:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën plenare të mbajtur dje u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve që ta mbështesin mocionin e mos-besimit të iniciuar muaj më parë nga subjekti politik që ai drejton.

Pas takimit që u mbajt dje në Bruksel që përfundoi pa asnjë rezultat, Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Kurti.

Ai dekalroi se nëse nuk reflekton Kurti, atëherë është përgjegjësi e opozitës që të veprojnë urgjentisht për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit.

E në lidhje me këtë kërkesë të Haradinajt për mocion ka folur për “Blic”, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti ka thënë se Haradinaj duhet të takohet me subjektet politike opozitare dhe të minoriteteve për ta trajtuar si temë.

“Zoti Haradinaj duhet të takohet me kryetarët e partive opozitare dhe të minioriteteve, për ta trajtuar si temë dhe çështje kërkesën për mbështetjen e mocionit të zotit Haradinaj”

Sa i përket PDK-së, Haliti, deklaroi se nuk e kanë shyrtuar këtë çështje.

“Sa i përket PDK, ajo është partia më e madhe opozitare dhe normalisht që nuk e ka shqyrtuar këtë çështje sepse nuk kemi një marrëvashje me AAK lidhur me çështjen e mocionit” tha Haliti për “Blic”

Pas tensioneve të muajve të fundit që shpërthyen në veri të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, inicioi mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ky mocion deri tani nuk ka gjetur përkrahjen e partive opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur…