Haradinaj: Çlirimtarët do të marrin 500 euro pension pa shkëputje nga puna

03 shkurt 2025 | 20:50

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përfitojnë pension pa qenë të detyruar të shkëpusin marrëdhënien e punës, ka njoftuar sot në Prizren kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.

“Çlirimtarët do të marrin pension pa shkëputje nga puna. Ky është minimumi që mund të bëjmë për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë,” u shpreh Haradinaj gjatë tubimit zgjedhor të Koalicionit për Kosovën Fituese.
Ish-komandanti i UÇK-së theksoi se kjo masë është pjesë e një pakoje më të gjerë sociale që përfshin rritjen e pensioneve në 500 euro dhe mbështetje financiare për të papunët deri në punësim. Këto objektiva, sipas tij, do të realizohen duke forcuar aleancën me SHBA-të dhe duke çuar Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Podujeva dëshmoi se është bastion i vlerave kombëtare e familjare.…