Haradinaj: Deri në zgjedhjen e qeverisë së re do t’i kryejë detyrat kushtetuese

22 korrik 2019 | 17:20

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka njoftuar liderët institucionalë dhe partiakë për dorëheqjen nga pozita e shefit të Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se pavarësisht dorëheqjes do të vazhdojë t’i kryej detyrat kushtetuese si kryeministër në dorëheqje.

“Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Anglisë ka filluar shitjen e biletave…