Haradinaj: Deri tani nuk jam marrë me çështjen e asociacionit

23 mars 2018 | 14:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie, ka thënë se të enjten është takuar me anëtarët e Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe janë në përgatitje të të gjithë materies që ka të bëjë me korrigjimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

I pyetur rreth Asociacionit të komunave serbe, Haradinaj ka thënë se deri tani nuk është marrë me këtë çështje.

“Duhet me e studiuar çështjen e asociacionit… Nuk e kam pas në tavolinë”,ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Ndërsa lidhur me vizitën në veri të vendit, kryeministri Haradinaj ka thënë se atje ka shkuar shpesh prej kur udhëheq me ekzekutivin, por këtë e ka bërë pa praninë e medieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Bashkimi…