Haradinaj dhe ambasadori gjerman diskutojnë për takimin e Berlinit dhe pritjet nga takimi i Parisit

15 maj 2019 | 15:07

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.

“E falënderova ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antoinne Griezmann ka vendosur përfundimisht të largohet nga Atletico Madrid…