
Haradinaj dhe Troccaz flasin për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës
27 gusht 2025
| 13:29
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është takuar me Rene Troccaz, të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha.
“Në takim me z. René Troccaz, i dërguar special i Francës për Ballkanin Perëndimor, zhvilluam diskutim përmbajtësor lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon. Mirënjohës për angazhimin e z. Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.