Haradinaj: Dialogu të rifillojë pa kushte, Kosova është gati

06 shtator 2019 | 16:34

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte.

Ai ka thënë se Kosova ndan interesin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Kosova ndan interesin strategjik me Shtetet e Bashkuara për paqe dhe stabilitet në Ballkan, që arrihet kur Kosova dhe Serbia njohin njëra-tjetrën me kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U16 e Kosovës në futboll ka barazuar 3-3 në…