Haradinaj: Distria na bëri krenarë me fitoren e medaljes së artë në Kinë

12 dhjetor 2019 | 11:46

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se xhudistja Distria Krasniqi i bëri të gjithë shqiptarët krenarë me suksesin e arritur në Kinë.

“E shkëlqyeshme, e mrekullueshme dhe e Artë, kjo është xhudistja jonë, Distria Krasniqi, që na bëri krenarë me fitoren e medaljes së artë në Mastersin e xhudos, në Qingdao të Kinës. Çdo fitore e sportistëve tanë, është fitore dhe lartësim i imazhit të Kosovës nëpër botë. U jemi borxhli për secilin sukses tuajin që na jepni emocion të veçantë. Faleminderit!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Pak ditë më parë Qeveria e Shqipërisë…