Haradinaj: Do të qeverisim në pesë komuna

14 nëntor 2021 | 21:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të qeverisin në pesë komuna të Kosovës.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kjo parti në gjashtë komuna tjera do të jenë në koalicion.

“Aleanca për Ardhmërinë E Kosovës e ka rikonfirmuar besimin politik dhe fuqinë e vet politike bindshëm edhe në tri komuna të tjera, pra e kemi rikonfirmuar fuqinë politike në Gjakovë, në Rahovec dhe në Klinë, jemi në pritje të rezultatit përfundimtar në Junik, është një rezultat mjaft i ngushtë dhe njëkohësisht presim pra rezultatin në Istog, jemi në pritje të këtij rezultati final. Meqenëse në raundin e parë kishim fituar edhe në Suharekë dhe Deçan, me rikonfirmimin edhe të tri komunave të tjera Aleanca ka fituar bindshëm deri tani sigurt në pesë komuna dhe besim në pritje të rezultatit final edhe në Junik dhe Istog”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar për fitoren e…