Haradinaj: Do t’i trajnojmë 10 000 të rinj për IT dhe programim

02 tetor 2019 | 11:49

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot kompaninë prestigjioze gjermane në Prishtinë “IQ LINK”

Me këtë rast, ai ka vlerësuar se kjo kompani bazohet tërësisht në aftësitë dhe inteligjencën e të rinjve tanë.

Haradinaj ka bërë me dije se koncepti 100% shtet garanton investim direkt në trajnimin e 10 mijë profesionistëve për IT dhe programim

Postimi i plotë i Haradinajt në “Facebook”:

Krenar që bashkë me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, të shohim në praktikë investimet dhe punën e kompanisë prestigjioze gjermane IQ LINK, e cila ka operuar pa asnjë pengesë dhe duke u ndihmuar në vazhdimësi nga institucionet tona dhe në veçanti nga Komuna e Prishtinës.

IQ LINK, me mbi 1 mijë të punësuar, me Drejtor Menaxhues dhe Themelues – Jens Reichenbach, tashmë është shndërruar në ambasador promovimi për vendin dhe për faktin që të bërit biznes në Kosovë, është veprim i duhur për investitorët e huaj.

E bazuar tërësisht në aftësitë, punën, dhe intelegjencën e të rinjve tanë, sukseset e kësaj kompanie kanë për themel vizionin dhe orientimin tonë strategjik me shtetet mike, siç është Gjermania dhe sot po ofrojnë shërbime për klientë dhe për shumë kompani ndërkombëtare.

Ne kemi krijuar Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren, që jo vetëm do të shërbejë si oazë ekonomike dhe e punësimit, por do të jetë edhe nyje rajonale e teknologjisë. Duke e parë si tejet të nevojshme këtë fushë, gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, do të aplikohet edhe lënda e kodimit në kurrikulën e gjimnazeve matematikore/natyrore dhe Koncepti 100% shtet garanton investim direkt në trajnimin e 10 mijë profesionistëve për IT dhe programim.Image may contain: 4 people, people sitting and indoorImage may contain: 3 people, people standingImage may contain: 5 people, people sitting, screen and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eleonora Çeku-Kryeziu në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit është kandidate…