Haradinaj, donatorëve: Ne mësojmë nga gabimet tona, mos u zhgënjeni

17 prill 2019 | 10:55

Në Prishtinë është duke u mbajtur Forumi i Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve.

Në këtë forum ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se falë donatorëve vendi ka pasur progres të brendshëm.

“Shoqëria civile është më e zhvilluar. Ka një nivel më të lart shoqëror të vendit tonë që synon t’i takojë familjes së popujve euroatlantik”.

“Mos u zhgënjeni nga ndonjë lëshim nga ndonjë gabim, ne mësojmë nga gabimet tona mos u zhgënjeni dhe mos e zbehni përkrahjen”, ka thënë Haradinaj, njofton “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me shefin e…