Haradinaj e Ahmeti diskutojnë për projektet e kryeqytetit

29 tetor 2018 | 11:22

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunën e Prishtinës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Në këtë takim, Haradinaj ka deklaruar se qeveria ka nisur një marrëdhënie të re me Prishtinën, e cila ka rezultuar me disa vendime të mira për kryeqytetasit.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur Ligjin për Prishtinën, vendimin për pronësinë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, shpronësimet, ndërtimin e unazës si dhe vendimin për ndërtimin Sallës Koncertale.

“Ne si produkte i kemi përfunduar këto. Tani kemi punë edhe gjatë zbatimit, disa projekte ndërlidhen edhe me veprimet që do t’i ndërmarrin edhe ministritë. Ka ende punë edhe për ne”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i kënaqur me vizitën e Haradinajt. Ai ka thënë se me shefin e Qeverisë ka diskutuar për punët e kryera deri me tani dhe ato që i presin në të ardhmen.

“Falënderoj Qeverinë për gatishmërinë që e ka pasur për bashkëpunim me kryeqytetin. Kemi arritur t’i përfundojmë dy tema shumë të rëndësishme, atë të Ligji për kryeqytetin dhe Pallatin e Rinise dhe Sporteve”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë…