
Haradinaj e quan lajm fantastik për Kosovën ndarjen e 32 milionë eurove nga ShBA-ja
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm fantastik grantin prej 32 milionë dollarësh, të cilin ShBA-ja e ka ndarë për Kosovën.
Ai ka thënë se do të ishte i lumtur sikur sot të ishte njoftimi se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë 200 milionëshin për projektin e gazsjellësit.
“Lajm fantastik shuma prej 32 milionë dollarësh i grantit për objektiva zhvillimore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin. Taksapaguesve amerikanë, faleminderit. Qeverisë, kthjelluni!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Osmani: ShBA-ja i dhuron Kosovës edhe 32 milionë dollarë shtesë