Haradinaj emëron Lulzim Rafunën ministër të Financave

22 janar 2020 | 12:32

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Lulëzim Rafunën ministër në detyrë të Financave.

Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së sotme të Qeverisë në detyrë.

Kujtojmë se Lulzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltarit të ish-ministrit Bedri Hamza.

Rafuna para se të emërohej këshilltar, ka qenë drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Rinore Gjilan (QRGJ) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,…