
Haradinaj falënderon ambasadorin De Riu për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falenderuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, shkruan Periskopi.
“Italia ka qenë dhe mbetet një partnere strategjike e Kosovës, ndërsa puna e Ambasadorit De Riu është shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit tonë”, shkroi mes tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në pritjen lamtumirëse në nderim të Ambasadorit të Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin e tij personal në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Po ashtu, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian në proceset kyçe për vendin tonë.
Italia ka qenë dhe mbetet një partnere strategjike e Kosovës, ndërsa puna e Ambasadorit De Riu është shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë ndaj shtetit tonë.
I uroj suksese të mëtejshme në angazhimet e ardhshme. Faleminderit, Ambasador!