Haradinaj falënderon shqiptarët e Amerikës: Qeveria të shtojë përpjekjet për sigurimin e vaksinave

14 prill 2021 | 22:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” falënderoi Kongresin Panshqiptar Amerikan, të cilët filluan lobimin për të siguruar vaksinat anti-covid për Kosovë.

Haradinaj ka thënë se diaspora shqiptare qëndruan gjithmonë pranë popullit shqiptare duke qenë gjithmonë të gatshëm për tu përgjigjur Atdheut.

“Falënderues për Kongresin Panshqiptar Amerikan, i cili ka filluar lobimin për sigurimin e vaksinave anti-covid për Kosovën. Diaspora shqiptare asnjëherë nuk u nda nga trungu shqiptar. Ata ishin të gatshëm që çdo herë t’i përgjigjen Atdheut, në të gjitha periudhat historike’.

Ai tutje tha se vazhdimisht ka përsëritur se duhet shfrytëzuar të gjitha lidhjet dhe ndikimet që Kosova ka në botë për çështjet me rëndësi e sidomos interesat nacionale.

Haradinaj po ashtu u bëri thirrje qeverisë se duhet të shtojnë përpjekjet për shpejtimin e sigurimit të vaksinave.

‘Vazhdimisht e kam përsëritur se duhet të shfrytëzojmë të gjitha lidhjet dhe ndikimin që e kemi në botë, sidomos përmes shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë, për çështjet me rëndësi, veçanërisht për interesat nacionale.  Në këtë frymë, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të shtojë përpjekjet për shpejtimin e sigurimit të vaksinave të nevojshme për kategoritë e rrezikuara nga virusi, e të gjithë duhet jemi të gatshëm të bëjmë rolin tonë në këtë proces të rëndësishëm’, shkroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Romano ishte vetëm gjashtë vjeç, kur u rrëmbye në…