Haradinaj: Fëmijët dhe të rinjtë janë në fokus të Qeverisë

09 nëntor 2018 | 11:23

Kosova ka lansuar Programin Nacional për Rininë, i cili kryesisht ndërlidhet me nxënësit e shkollave fillore të të gjitha komunave të Kosovës, përfshirë edhe komunitetet.

Pjesëmarrës në promovimin e këtij programi ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, ai ka thënë se ky projekt do të jetë një shtytje për rininë e Kosovës dhe se Qeveria në fokus do t’i ketë fëmijët dhe të rinjtë.

“Ky program ndihmon që të rinjtë tanë të garojnë dhe të bëhen të rëndësishëm në jetë”, ka thënë Haradinaj, duke bërë me dije në këtë projekt do të përfshihen 340 mijë nxënës të shkollave fillore me qëllimin e rritjes së kreativitetit dhe mendimit kritik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pamje të parë nuk duket fare, por ky folës…