Haradinaj: Fëmijët janë motivi i përpjekjeve tona jetësore

01 qershor 2018 | 11:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ka pritur në takim një grup fëmijësh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se detyrë e tyre është që t’i mbrojnë fëmijët nga çdo lloj abuzimi.

“Fëmijët janë motivi i të gjitha përpjekjeve tona jetësore. Realizimi i ëndrrave dhe shpresave të tyre është suksesi suprem i yni si shoqëri e shtet. Detyrë e jona e përbashkët është të sigurojmë që ata të jenë të edukuar mirë, të lirë e të sigurt dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të jetë në mbrojtje të plotë të të drejtave të fëmijëve. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 6 people, people sitting and tableImage may contain: one or more people, people sitting, screen and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në mëngjes…