Haradinaj fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë

11 janar 2020 | 21:22

Haradinaj fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë

 

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka darkuar  me bashkatdhetarë të suksesshëm në Zvicër.

Haradinaj ka thënë se i ka ftuar bashkatdhetarët të  vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre, t’i japin edhe më shumë hov zhvillimit ekonomik dhe ta forcojnë edhe më tej marrëdhënien që kemi ndërtuar për kaq shumë vite.

“I nderuar të marrë pjesë në darkën e nikoqirëve Pashk Mërturi e Pren Kqira, në mesin edhe të shumë bashkatdhetarëve, shqiptarë patriot e të suksesshëm në Zvicër. Pata kënaqësinë që nga ta të dëgjoja storjet e suksesit, punën që bëjnë atje, sfidat dhe vështirësitë përgjatë rrugëtimit të tyre por edhe për dashurinë ndaj shqiptarëve gjithandej. Bashkatdhetarët tanë janë vlerë e çmuar për ne, dhe u jemi përherë mirënjohës për gjithë kontributin që kanë dhënë për atdheun e tyre. Për këtë, të gjithë bashkatdhetarët me të cilët darkuam bashkërisht, i ftova që të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre, t’i japin edhe më shumë hov zhvillimit ekonomik dhe ta forcojnë edhe më tej marrëdhënien që kemi ndërtuar për kaq shumë vite”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani ka vazhduar edhe sivjet me manifestimin mbarëkombëtar “Flaka e…