Haradinaj: Gara për Prishtinën s’ka parti, por vizion, guxim dhe vendimmarrje

10 tetor 2021 | 17:09

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, vlerëson se gara për kryeqytetin s’ka parti por ka vizion, guxim e vendimmarrje.

“Për këta muaj të angazhimit tim për Prishtinën, kam takuar me qindra votues të VV-së. Shumë prej tyre ju kanë bashkëngjitur edhe vizionit tim, madje një pjesë edhe garues për konceptin ‘E Para Prishtina’”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Tutje ai u shpreh se bashkë me qytetarët e kanë kuptuar se ndryshimi nuk vjen nga ata që ndryshojnë çdo ditë.

“Këtë vullnet tuajin do ta përkthej në punë e gjithëpërfshirje. Ndryshimi i vetëm për të mirë do të jetë vetëm Prishtina. Unë do të mbetem i njëjti. Ju falënderoj përzemërsisht!”, ka thënë  Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra arriti të marrë një fitore mjaft të vlefshme përballë…