
Haradinaj: Gazpromi rus ka vdekur, hapni rrugë gazit amerikan
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se Gazpromi rus ka vdekur dhe duhet hapur rruga gazit amerikan.
“BE, megjithëse me vonesë, e paska nënshkruar marrëveshjen e madhe për gazin e lëngshëm amerikan, projekt ky që e shkëputë Evropën nga varësia e gazit rus. Për fat të keq, Qeveria e Kosovës, pa asnjë arsye të qëndrueshme, e kishte refuzuar gazin e lëngshëm amerikan, edhe pse gazsjellësi do të ndërtohej me paratë e taksapaguesve amerikan”.
“Për më keq edhe presidentja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin, të miratuar nga vet Presidenti Biden! Tash që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, shpresoj të ndryshojnë edhe konceptet e kryeministrit e të presidentes të Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë! Gazpromi rus ka vdekur, prandaj mos e vajtoni më!”, ka shkruar Haradinaj.