Haradinaj: Gjakova gjithmonë ka ditur të zgjedhë më të mirin – Ardian Gjini është dritë për qytetin
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një tubim të kandidatit për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, teksa ka thënë se Gjakova ka ditur gjithmonë të zgjedhë më të mirin.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fryma fituese u ndje fuqishëm edhe sot në takimet e mbajtura në Damjan e Rogovë.
“Ardian Gjini, ka vendosur standarde të reja në shërbim të qytetarëve të Gjakovës, pa dallim. Investimet e shumta dhe projektet zhvillimore të realizuara gjatë mandatit të tij e kanë ndryshuar pozitivisht pozicionin ekonomik dhe imazhin e qytetit”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Gjakova gjithmonë ka ditë me zgjedhë më të mirin – Ardian Gjinin për Gjakovën që bën Dritë!
Ardian Gjini, ka vendosur standarde të reja në shërbim të qytetarëve të Gjakovës, pa dallim. Investimet e shumta dhe projektet zhvillimore të realizuara gjatë mandatit të tij e kanë ndryshuar pozitivisht pozicionin ekonomik dhe imazhin e qytetit.
Fryma fituese u ndje fuqishëm edhe sot, në takime te ndara në Damjan e Rogovë, me struktura te Aleancës e qytetarë të Gjakovës.
Me besim të plotë në punën e bërë, me vizion të qartë për të ardhmen dhe me përkrahjen e qytetarëve, Gjakova është gati për fitoren e madhe të Ardian Gjinit.
Bashkë për fitore, bashkë për Gjakovën!



