Haradinaj: Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euroatlantike

15 korrik 2019 | 13:10

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim po intensifikohet përmes investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn.

“Kënaqësi ta prisja ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, në certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë europian. Për më shumë, Parku Inovativ Gjerman në Prizren është mundësi e mirë për të bashkëpunuar në këto fusha”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Berisha ka shkëlqyer në ndeshjen mes Akhmat Groznyt dhe…