
Haradinaj: Hapja e negociatave me BE-në shënon një moment historik për Shqipërinë
19 korrik 2022
| 11:27
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur sot zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj.
“Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.