Haradinaj hedh votën

06 tetor 2019 | 10:40

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën.

Të dy hodhën votën në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime.

Ai ka theksuar se dita e sotme është sukses për një Kosovë me demokraci kaq të mirë pasi çdo gjë deri tani ka shkuar mirë në të gjithë vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka votuar për zgjedhjet e…