Haradinaj: Heroi Bahri Fazliu, një ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës

07 maj 2026 | 12:25

Me rastin e 28-vjetoirt të rënies së heroit Bahri Fazliu, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëpartiakë, ndër ta edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu.

Haradinaj ka thënë se heroi Bahri Fazliu është një ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

“Trim, guximtar dhe i vendosur deri në vetëmohim, fitoi përjetësine 28 vjet më parë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të. Së bashku me familjen, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, sot bëmë homazhe pranë varrit ku pushon trupi i tij, duke nderuar jetën dhe veprën e e tij në shërbim të atdheut. Lavdi Bahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar”, ka thënë lideri i AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe ish-luftëtari i UÇK-së nga Batalioni i Atlantikut, Uk…