Haradinaj i drejtohet Kushtetueses për t’i qartësuar kompetencat e qeverisë në dorëheqje

27 korrik 2019 | 10:37

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta dhënë vlerësimin nëse qeveria në dorëheqje mund të marrë ndonjë vendim.

Ky veprim i Haradinajt ka ardhur pasi në mbledhjen e qeverisë të premten anëtarët e kabinetit kanë shfaqur hezitim për të marrë vendime lidhur me temat e caktuara. Madje ata kanë kërkuar qartësi juridike nga kryeministri edhe rreth vendimit për t’i siguruar KQZ-së mjete financiare për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme, shkruan “Epoka e re”.

Mirëpo juristët veprimin e Haradinajt për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese e kanë vlerësuar të panevojshëm, pasi mund ta vonojë edhe zgjedhjen e qeverisë së re.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka bërë…