Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në Austri

18 mars 2026 | 13:17

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur të trishtë lajmin për humbjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë.

“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë. Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që i njohën. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është…