Haradinaj: Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë!

27 nëntor 2018 | 14:01

Kryeministri, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë ka bërë homazhe pranë arkivolit të Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit.

“Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në librin e zisë.

Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot  do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës, të…