Haradinaj: Institucionet po i rrezikojnë qytetarët

22 nëntor 2021 | 11:56

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria miratimin e Projektligjit për Pagave.

Në tryezën me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, të organizuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, Haradinaj ka thënë se me mosmiratimin e këtij projektligji institucionet po i  rrezikojnë qytetarët.

“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4 vjeçar mbi 20% fuqizojmë këtë ligj tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, me gjendjen aktuale do të ketë varfërim të sektorit privat dhe kualitet më të dobët në shërbim.  “Problemi ka me qenë që me kalimin e kohës jo vetëm që do të varfërohen këta që janë në sektor publik, sepse janë rritur çmimet e po ndodh rritja e kostos së jetës, por problemi do të jetë shumë më i madh. Pra, përpos demotivimit, kjo do të jep kualitet më të dobët në shërbim, pra cilido shërbim do të bie në cilësi”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar…