Hajdari: Duhet të përgatitemi për reciprocitet me Serbinë

22 nëntor 2021 | 11:49

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se Kosova ende vazhdon që të trajtohet e pabarabartë karshi Serbisë në CEFTA.

Në diskutimin publik me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësidhe Tregti, Hajdari ka deklaruar se është e papranueshme që ende Kosova në CEFTA të prezantohet përmes UNMIK-ut, duke shtuar se për këtë çështje dhe i janë drejtuar me një kërkesë këtij institucioni.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë që Kosova të trajtohet barabartë. Dhe kjo letër që kemi drejtuar është dërguar në shtator, e cila ka pasur me reagime nga Serbia. Kosova ka përparësi që do të ketë mundësi të mos pajtohet për vendimet që merren në CEFTA. Nëse Kosova nuk trajtohet barabartë dhe prezantohet përmes UNMIK sa kemi llogari të marrim pjesë në CEFTA. Nëse ndalim produktet e Serbisë ku do të ndalen kamionët. Ne na duhet punë t’i përgatisim institucionet nëse duam aplikim të reciprocitetit. Qeveria është e zotuar që çdo instrument të mbron prodhuesin tonë te marrë me evidencë të plotë. Unë reciprocitetin e shoh përfaqësimin e Kosovës edhe në politikë jo vetëm çështja tregtare”, ka deklaruar Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United e shkarkoi të dielën në mëngjes trajnerin Ole…