Reagimi i Ronaldos për shkarkimin e Solskjaerit

22 nëntor 2021 | 11:48

Manchester United e shkarkoi të dielën në mëngjes trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Watfordit, i cila vinte si rrjedhë e disa rezultateve negative në kohët e fundit.

Norvegjezi humbi besimin dhe mbështetjen e disa lojtarëve të “Djajve të Kuq” në dhomat e zhveshjes, por kishte edhe mbështetës, e një ndër këta të fundit ishte Cristiano Ronaldo.

Kujtojmë që CR7 ka qenë bashkëlojtar me Solskjaerin kur u transferua për herë të parë në “Old Trafford” dhe kur u rikthye pas 12 vitesh e gjeti atë i trajner. Portugezi ka bërë një postim emocionues në “Instagram” për largimin e Ole, ku e vlerëson atë si profesionist dhe si njeri.

Postimi i plotë:

Ai ka qenë sulmuesi im kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva te Man.Uniteed. Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e shquar. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta.
Paç fat shoku im! Ti e meriton! ??

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara u…