Haradinaj: Investimi i dy super hoteleve dëshmon se Kosova është jashtëzakonisht atraktive

28 mars 2018 | 21:45

Ndërtimi i dy super hoteleve “Four Points by Sheraton” dhe “Coyrtyard by Marriot” që do të kushtojnë 16 milionë euro në bashkëpunim me “Marigona Residence” ka filluar zyrtarisht sot me nënshkrimin e kontratës mes kompanisë kosovare dhe asaj amerikane “Marriot International”.

I pranishëm në nënshkrimin e kësaj kontrate për këtë investim të madh amerikan në Kosovë ka qenë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,

“Prania ekonomike amerikane në Kosovë është lajm i mirë për të gjithë ne. Besimi i brendit të njohur botëror “Marriott Group” për investim në vendin tonë është nisje e re për Kosovën dhe sinjal i fuqishëm për të gjithë investitorët e huaj. Ishte kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kontraktuale për hapjen e dy hoteleve Four Points nga Sheraton dhe Courtyard, Marriott. Ky investim i madh është dëshmi se Kosova ofron mundësi të shumta dhe është vend jashtëzakonisht atraktiv për investime të huaja”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin,…